RMV, është vazhduar afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm”

Kabineti i Presidenti të Maqedonisë së Veriut e vazhdoi afatin për dorëzimin e fletëparaqitjeve për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm për vitin 2021”, njofton Portalb.mk.

Mirënjohjen e jep Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut si nxitje të mendimit shkencor-kërkimor dhe punës artistike të të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mirënjohja jepet për rezultate të arritura gjatë vitit 2021, në tetë (8) kategori:

  1. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat shoqërore;
  2. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat humaniste;
  3. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat matematikorenatyrore dhe teknike;
  4. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat mjekësore;
  5. Inovuesi/inovuesja i ri/e re më i/e mirë;
  6. Talent i ri (për nxënësit dhe për nxënëset e shkollave të mesme);
  7. Mirënjohje për suksesin e veçantë të arritur dhe për afirmimin e inkluzionit (për të rinj me aftësi të kufizuara);
  8. Artisti/artistja i ri/e re më i/e mirë.

Thirrja publike i përfshin të gjithë personat të cilët deri në vitin 2021 kanë mbushur 35 vjet, kurse të cilët kanë arritur rezultate të rëndësishme në një kategori të caktuar, përveç kategorisë së gjashtë (talent i ri) për të cilën mund të paraqiten vetëm nxënës dhe nxënëse nga shkollat e mesme.

Për detaje rreth dokumentacionit që duhet dorëzuar mund të lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button