Remzije Osmani vjen me këngën e re

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzije Osmani, ka paralajmëruar se së shpejti në treg do të dalë kënga dhe klipi i saj më i ri.

E siç po praktikojnë të gjithë edhe Remzija lajmin e ka bërë të ditur përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, ku ka lënë mbishkrimin.

“Me 5 qershor do të jetë gati për transmetim, klipi më i ri. Shpresoj se do ju pëlqej”, ka shkruar këngëtarja. Ndërkaq kohë më parë në një bisedë për Tribuna, Remzija ka treguar se këtë sezon nuk e ka në plan të vijë me ndonjë bashkëpunim, por ka premtuar se do të ketë shumë risi nga ajo.

Ndryshe këngëtarja ka theksuar se është vazhdimisht e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore e ahengje familjare.

Lajme të ngjashme

Back to top button