Dita e fundit e skriningut sqarues për RMV-në Bruksel, në nëntor mbahet skriningu bilateral

Sot në Bruksel u mbajt mbledhja e skriningut sqarues për Kapitullin 23 “Gjyqësor dhe të Drejta Themelore”, me të cilat rrumbullakohet skriningu për Klasterin e parë, “Themelet”. Në nëntor do të vazhdojë skriningu bilateral, njofton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë i Obliguar për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij tha se Kapitulli 23 do të kërkojë përkushtim gjatë tërë procesit të bisedimeve dhe shumë punë në reformat gjyqësore, pasi që prej tij varet shpejtësia e hapjes dhe mbylljes së kapitujve dhe klasterëve dhe se Qeveria është e përkushtuar tërësisht në reformat gjyqësore.

“Reformat në sistemin gjyqësor maqedonas dhe sundimin e së drejtës, janë çështje kyçe në procesin tonë hyrës në BE. Kemi vullnet dhe përkushtim politik për zgjidhjen e mangësive në fushat kyçe siç janë gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar dhe liria e mediave dhe do të vazhdojmë me realizimin e obligimeve deri në modernizimin e plotë dhe funksionimin e plotë të sistemit gjyqësor”, tha Marçiq.

Ai theksoi se si ish ministër i Drejtësisë shumë mirë e njeh rëndësinë e sundimit të së drejtës, gjyqësorit të pavarur dhe efikas, respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit dhe se kjo mbledhje e skriningut sqarues vjen në moment të vërtetë, pasi do të japë udhëzim dhe mundësi që në mënyrë të drejtë të planifikohen reformat.

Gjatë fjalimit të tij, Mariçiq ndau me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, arritjet në këtë kapitull, duke përmendur se periudha për zbatimin e Strategjisë për Reforma në Sektorin Gjyqësor 2017-2022 është nga fundi, ndërkaq vijon përgatitja e Strategjisë së re katërvjeçare.

Me mbledhjen e sotme mbarojnë mbledhjet sqaruese për Klasterin 1 – “Tehemelet”.

Skriningu përbëhet nga dy nënfaza, gjegjësisht procese. Njëri është një skriningu shpjegues i cili sot mbaroi, ndërkaq në periudhën nga 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, do të bëhet skriningu bilateral, gjegjësisht proces në të cilin Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi maqedonas do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Takimet për fushat dhe kapitujt e grupit të të Drejtave themelore, ku Komisioni Evropian e prezanton legjislacionin e tij për këto fusha janë mbajtur të gjitha në Bruksel, përveç takimit për kapitullin e Statistikat që u mbajt në Luksemburg.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button