Tetovë, shqetësuese: rritet dita ditës numri i të varurve nga droga

Vazhdon të rritet numri i pacientëve që vijojnë shërimin nga vartësia e drogës në qendrën për rehabilitim dhe trajtim nga lëndët narkotike në Tetovë.

Pacientë të moshave të ndryshme vetëm ose të shoqëruar nga familjarë  ç’do ditë trokasin në dyert e kësaj qendre për të marrë mjekimin e caktuar me qëllimin për t’iu larguar vartësisë nga droga, njofton Portalb.mk.

Në bazë të të dhënave numri i përgjithshëm i pacientëve të regjistruar në këtë qendër rehabilituese është mbi 90 prej të cilëve 15 i përkasin gjinisë femërore dhe pjesa dërrmuese e ngelur janë meshkuj.

Zakonisht të regjistruarit e kësaj qendre i takojnë grupmoshës së re nisur nga 17  e deri në 50 vjeç.

Qendra për rehabilitim dhe trajtim nga lëndët narkotike në Tetovë
Qendra për rehabilitim dhe trajtim nga lëndët narkotike në Tetovë

Doktor psikiatër Gjorgji Miqinakov njëherit dhe përgjegjës i kësaj  qendre, për Portalb  u shpreh se ç’do vit e më tepër ka rritje të tyre.

“Në këtë qendër mjekohen vetëm pacientët të cilët kanë qenë të varur ose ende varen nga heroina .Mjekimi i tyre bëhet me metadon dhe nuk ka një  periudhë strikte të mjekimit sepse mjekimi është kronik dhe zgjat me vite”-u shpreh ai.

Nga të mjekuarit ka dhe raste recidive, kur pacientët edhe pas mjekimit përsëri i rikthehen  drogës me ç’rast me pacientët e tillë kërkohet një trajtim më i veçantë-vijoi Miqinakov.

Pacientët në këtë qendër pranohen pas një testimi për të parë se  ç’lloj droge kanë konsumuar dhe se në ç’gjendje të përgjithshme ndodhen.

Më  herët në këtë qendër ka pasur aktivitete kolektivepër vetëdijësim dhe largim nga lëndët narkotike  ndërsa tani  në mungesë të këtyre aktiviteteve trajtimi bëhet në mënyrë individuale.

Kjo qendër rehabilitimi funksionon që nga viti 2005 dhe është e vetmja qendër e kësaj natyre në Tetovë, ndërkaq në Maqedoni numërohen përafërsisht 20 qendra rehabilituese për lëndë narkotike.

Blerona Jakupi

Lajme të ngjashme

Back to top button