fbpx

Rashkë, nxirren 25 trupa shqiptarësh të vrarë nga serbët

Deri më tani janë nxjerrë 25 trupa të shqiptarëve të vrarë nga varreza masive në Rashkë të Serbisë.

Eksperti i Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, tha se që nga fillimi i punimeve për nxjerrjen e trupave nga varreza po punohet me intensitet të lartë.

“Ekipi ynë përbëhet gjithnjë nga tre veta. Që nga 23 prilli jemi atje”, thotë Gërxhaliu.

Ai sqaron se tash trupat që janë duke i nxjerrë, nuk i dërgojnë menjëherë për t’iu bërë analizat e ADN-së, por iu bëhet autopsia në vend të ngjarjes.

“Po presim që të nxjerrim sa më shumë trupa dhe pastaj t’i dërgojmë për analizë të ADN-së, të gjithë përnjëherë”, sqaron Arsim Gërxhaliu.

E nuk janë vetëm ekspertët e ekipit nga Kosova që po gërmojnë në Rashkë.

Atje janë edhe ekipi nga EULEX-i, si dhe përfaqësues të palës serbe.

Gjetja e trupave shqiptarë në Rudnicë të Rashkës ka rritë shpresat për familjarët e të zhdukurve për të ditur më shumë për fatin e tyre.

Në këtë vend supozohet se janë më shumë se 250 trupa të shqiptarëve të vrarë.

Supozohet se viktimat i takojnë më shumë rajonit të Drenicës. Kjo pasi që dy trupat e parë pas bërjes së ADN-së rezultuan se janë nga fshati Rrezallë e Skenderajt. /Tribuna/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close