Sh.A. “Beton” përpara falimentimit, të punësuarit katër muaj nuk kanë marrë paga

Sindikata për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim kumtoi se, në emër të punësuarve nga “DG Beton” Sh.A. Shkup, dje deri te Gjykata Themelore Civile Shkup kanë dorëzuar propozim për hapjen e procedurës falimentuese, gjegjësisht për përfundimin e punës pasi që në periudhë prej 9 muajsh i ka shfrytëzuar të gjitha mekanizmat juridik që t’i marrin pagat e mbetura dhe kompania të vazhdojë të punojë. Kompania katër muaj nuk u ka paguar paga të punësuarve, a llogarinë e ka të mbyllur, gjegjësisht bllokuar më shumë se 45 ditë, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Sindikatës për Ndërtimtari, Ivan Peshevski në konferencë për shtyp tha se të punësuarit që i përfaqëson do ta shfrytëzojnë mekanizmin e fundit ligjor dhe nuk tërhiqen, siç tha ai, nga qëllimi i kompanisë që të shkojë në falimentim.

“Sindikata për Ndërtimtari dhe punëtorët disa herë kanë paraqitur në Inspektoratin Shtetëror të Punës për punën e paligjshme të punëdhënësit, por pavarësisht obligimeve ligjore që të paguaj pagë atë nuk e ka kryer dhe të punësuarit tanimë katër muaj nuk kanë marrë paga. Vlerësojmë se këto të drejta ligjore të garantuara të të punësuarve do të arrijmë që t’i marrim të paktën në gjykatë”, tha Peshevski.

Ai tha se të punësuarit këto ditë janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshje në kohë të caktuar, gjegjësisht anekse të marrëveshjeve ekzistuese të cilat janë në kohë të pacaktuar me qëllim që të njëjtat t’u shfuqizohen.

Duke e pasur parasysh strukturën e të punësuarve, tha Peshevski, shumica e tyre do të dëmshpërblehen me kompensim deri në pension nga Agjencia për Punësim në rast të papunësisë.

“Në vend që kompania “Beton” Shkup” në dhjetor të shënojë 75 vjetorin e ekzistimit të saj, do të kalojë në duart e kreditorëve dhe të drejtuesit falimentues.

Me këtë rast, kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, kumtoi se për procedurën falimentuese po mendohet edhe për “Menaxhimin me Ujërat” pasi që katër muaj nuk u janë dhënë pagat.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bashkë me Agrosindikatën  ku veprojmë bashkë në Sh.A. “Menaxhim me Ujërat”, e cila është në pronësi shtetërore do të kërkojmë njëjtë që të ngritët procedurë parafalimentuese pasi që të punësuarit tanimë katër muaj nuk kanë marrë paga. Sot do të kem takim me drejtorin e “Menaxhim me Ujërat” dhe qartë do t’ia deklarojmë këto fakte dhe në çfarë baze do ta dorëzojmë procedurën parafalimentuese nëse nuk janë paguar tre paga të mbetura dhe e katërta e cila vijon dhe punohet në shtator”, tha Dimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button