Një 44-vjeçar nga Shkupi akuzohet se e ka vrarë djalin e tij tremuajsh

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dorëzuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një 44-vjeçarit, i cili gjatë kryerjes së dhunës familjare e ka privuar nga jeta fëmijën e tij, me çka ka kryer vepër penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi dhe pika 2 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

“Natën mes 25 dhe 26 shtatorit, derisa i dyshuari ka qenë në shtëpi me katër fëmijë të mitur, në mesin e të cilëve edhe djali tremujor, ka filluar ta godasë fëmijën me duar dhe këmbë në kokë dhe trup. Në atë mënyrë i ka shkaktuar më shumë lëndime të cilat kanë shkaktuar gjakderdhje në kokë, si rezultat i të cilës foshnja tremuajshe ka ndërruar jetë”, informojnë nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, ekzistojnë rrethana që i dyshuari të arratiset që t’i shmanget ndjekjes penale, të ndikojë ndaj dëshmitarëve, por madje edhe ta përsëris veprën penale.

“Për këtë arsye, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozimin për shqiptimin e masës së paraburgimit”, thonë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button