Shitja e skeletëve-lodra në Ukrainë nuk ka të bëjë me kockat e ushtarëve të vdekur rusë

Në një postim në rrjetin social Facebook është shpërndarë artikull që pretendon se në Ukrainë po shiten lodra që simbolizojnë kockat dhe skeletet e ushtarëve rusë. Këtë pretendim tronditës dhe morbid e vlerësojmë si të pavërtetë, shkruan Vërtetmatës, transmeton Portalb.mk

Në artikullin e publikuar në portalin Mkdpress.eu, pretendohet se “në dyqanet e Ukrainës është shfaqur një lodër që përfaqëson mbetjet e improvizuara të ushtarëve rusë”.

Djemve dhe vajzave ukrainase u ofrohet të luajnë me lodra që mund të tronditin çdo person normal, thuhet në tekstin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Më pas si provë që supozohet se kjo është e vërtetë, është bashkangjitur një video e shkurtër prej 6 sekondash që duket se është filmuar në një dyqan dhe tregon çanta, brenda të cilave mund të shihen skelete. E me këtë video manipulohet se bëhet fjalë për lodra që paraqesin eshtrat e ushtarëve rusë.

Por videoja e postuar tregon qartë se lodrat që gruaja tregon janë në pjesën ku shiten aksesorët e Halloween-it, siç tregohet nga dizajni i veçantë i stendës, si dhe etiketa ngjyrë portokalli në lodrat dhe aksesorët e tjerë të vendosur rreth stendës.

Pavarësisht komenteve të personit që e ka bërë videon se bëhet fjalë për “Orki” (siç propaganda ukrainase i quan rusët), vetë lodra, e cila duket qartë nga të gjitha anët, nuk përmban asnjë mbishkrim – madje as për “orki” as nuk ka ndonjë tregues se ata janë rusë apo se janë disi të lidhur me Rusinë.

Gjithashtu, nuk ka asnjë provë që kjo video të jetë filmuar në Ukrainë apo se bëhet fjalë për supermarket në një nga vendet ku festohet më shumë Halloween, si SHBA, Kanada, Irlandë, Britani e Madhe.

Halloween-i festohet çdo vit më 31 tetor, dhe skeletet janë një simbol popullor i kësaj feste, sepse janë një kujtesë e vdekjes. Skeletet na kujtojnë se Halloween ka qenë gjithmonë një festë e të vdekurve.

Skeletet dhe fantazmat i kanë rrënjët në festivalin e lashtë kelt të Samain, nga i cili buron Halloween-i i sotëm. Festivali u mbajt natën e 31 tetorit, duke shënuar fundin e sezonit të korrjes dhe fillimin e dimrit të ftohtë e të errët. Ishte, në thelb, një festë e të vdekurve. Keltët besonin se në këtë natë, kufiri midis mbretërive të të gjallëve dhe të vdekurve u bë i paqartë – të vdekurit ktheheshin si shpirtra dhe mund të ecnin mes të gjallëve.

Ky asocim “Dita e të Vdekurve” mbetet e fortë edhe sot. Pasi simbolet e vdekjes – si varrezat dhe shtëpitë e përhumbura – janë kaq të pranishme rreth Halloween. Edhe skeletet edhe fantazmat janë kujtime të frikshme simbolike të botës tjetër, vdekjes dhe vdekshmërisë njerëzore.

Stopfake.org – Projekti rus i kontrollit të fakteve të propagandës dhe dezinformatave hodhi poshtë këtë lajm dhe raportoi se media ruse ndau këtë informacion dhe pretendoi se ky është një shembull i “fashizmit të përditshëm” në Ukrainë.

Përmes raporteve të tilla të rreme dhe morbide, propaganda ruse përpiqet të bindë publikun se në Ukrainë mbretëron fashizmi dhe nazizmi për të justifikuar dhe nxitur më tej urrejtjen kundër ukrainasve.

Ndryshe, lajmet e rreme në lidhje me luftën Ukrainë-Rusi vazhdojnë të përhapen çdo ditë.

Ditë më parë, në rrjetet sociale u shpërnda një foto me të cilën u tentua të manipulohet qëllimisht dhe krijohet opinion i gabuar publik për pushtimin rus të Ukrainës, duke e bërë vetë këtë të fundit fajtore për vrasjen e ukrainasve të qytetit Izium dhe varrimin e tyre në një varr masiv.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button