Kinezishtja në Maqedoni më zyrtare se shqipja (VIDEO)

Me mbishkrime në gjuhën maqedonase dhe kineze, kurse pa asnjë mbishkrim në gjuhën shqipe, kanë filluar punimet për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Edhe pse ky projekt me të madhe reklamohej nga përfaqësuesit e BDI-së, në fillimin e punimeve pati plotë kinezë dhe VMRO-istë, mirëpo BDI-sta nuk pati as për ilaç,

Fillimi i ndërtimit të autostradës nga Kërçova për në Ohër, ka nxjerrë  në sipërfaqe manipulimet që u bënë gjatë fushatës parazgjedhore.

Sidoqoftë fillimi i punimeve për ndërtimin e kësaj autostrade, te pasuesit shqiptarë të rrugës së Enver Hoxhës dhe Mao Ce Dunit, ka kthyer kujtimet për “kohën e artë” të vëllezërisë komuniste, shqiptaro – kineze, kundër “kapitalizmit dhe imperializmit”. Thuhet se pasues të rrugës së enverizmit dhe maoizmit sot gjenden në kreun e politikës shqiptare në Maqedoni.

Ndryshe ndërtimi i autostradës “Nënë Tereza”, nga Kërçova e deri në Ohër do të kushtojë 372 milionë euro, para këto nga kredi kineze. Puna është në duart e kompanisë kineze “Sajnohidro Korporeishën Limitid”, e cila ka angazhuar ndërmarrjet vendore “Granit” dhe “Transmet”. Kështu, 51 % e punëtorëve do të jenë nga vendi, ndërsa të tjerët mund të jenë nga Kina.

Lajme të ngjashme

Back to top button