Përdoruesit e WhatsApp mund t’u bashkohen thirrjeve përmes lidhjeve

Së shpejti do të jetë e lehtë për përdoruesit e WhatsApp të ftojnë përdorues të tjerë t’i bashkohen një thirrjeje. Nëse shikoni një prej këtyre lidhjeve mund ti bashkoheni një thirrjeje me një klikim të vetëm, transmeton PCWorld Albanian.

Duhet të keni versionin më të fundit të WhatsApp për të përdorur lidhjet e thirrjeve. Nga tabi “Call” i aplikacioni mund të zgjidhni opsionin “Call Links.”

Më pas mund të gjeneroni lidhjen për një thirrje audio dhe video për ta ndarë me familjen dhe miqtë.

Është një funksionalitet shumë praktik të cilin Apple e ka adoptuar. Vitin e kaluar filloi të ofronte lidhjet e FaceTime ku përdoruesit mund tu bashkoheshin edhe nga pajisjet Android dhe kompjuterët Windows.

Ndërsa Apple lejon që përdoruesit të krijojnë thirrjet që do të mbahen në vijim, WhatsApp nuk e ofron diçka të tillë.

Zuckerberg tha se WhatsApp ka filluar testimin e video thirrjeve në grup me deri në 32 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button