Pendarovski: Lufta në Ukrainë solli krizë energjetike dhe sfida sigurie

Çështjet e sigurisë çdoherë kanë qenë temë e rëndësishme, ndërsa e paevitueshme, çështje më aktuale e sigurisë në ditët e sotme është agresioni rus ndaj Ukrainës e cila në mënyrë tektonike prishi stabilitetin në kontinentin evropian kur mendonim se pas rënies së Murit të Berlinit kemi ndërhyrë në periudhë të paqes dhe stabilitetit të përhershëm. Këtë e ka theksuar presidenti Stevo Pendarovski në video fjalimin me të cilën e hapi Konferencën e 13-të shkencore ndërkombëtare në Strugë “Sfida arsimore dhe perspektiva të sigurisë”, e organizuar me rastin 45 vite arsim sipëror në sferën e sigurisë, njofton Portalb.

“Që nga viti 2014 pas aneksimit të Krimesë ishte e qartë se para arkitekturës evropiane të sigurisë ka sifda të rëndësishme, por, realisht askush nuk priste agresion të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj një vendi të pavarur dhe sovran siç nuk është parë nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ne e dënuam agresionin rus ndaj Ukrainës dhe i dhamë mbështetje të plotë popullit ukrainas në mbrojtje të pavarësisë së saj e cila përfshinte jo vetëm mbështetje politike, por edhe ndihmë konkrete teknike dhe pajisje ushtarake. Krahasuar me kapacitetet e tona dhe madhësinë, përkasim në grupin e vendeve të cilat më së shumti e ndihmuan Ukrainën në mbrojtjen e tyre të drejtë nga agresioni. Këtë e bëmë jo vetëm sepse jemi anëtare e NATO-s, por sepse besojmë në parimet e të drejtës ndërkombëtare e cila nuk lejon agresion ushtarak të një vendi ndaj një vendi tjetër”, tha Pendarovski.

Sipas tij, lufta në Ukrainë solli një sërë sfidash në shumë fusha me të cilat bota, ndërsa, posaçërisht Evropa duhet të ballafaqohen. Sfidë më e madhe është dhe sapo do të jetë, thotë, kriza energjetike, pastaj sfidat e sigurisë nga palë të treta ose të ashtuquajtur aktorë malinj të cilët dëshirojnë destabilizim të Ballkanit, por edhe rritja e inflacionit, dezinformatat dhe retorikat populiste të cilët përforcohen duke e përdorur ngecjen e dukshme në euro-integrimet e Ballkanit Perëndimor.

“Sa i përket rrugës tonë drejt Evropës, me kompromiset e mëdha diplomatike të cilët i bëmë viteve të kaluara, treguam se jemi serioz në qëllimin që ta realizojmë qëllimin tonë të dytë strategjik. Jemi të përgatitur si shtet t’i realizojmë të gjithë kriteret evropiane, dhe madje kemi pritje të qarta se ajo punë e jonë do të vlerësohet realisht nga Brukseli. Për perspektivat evropiane në rajon flas nga arsyeja e vetme që asnjëherë nuk kam besuar se është e mundur stabilitet afatgjatë në rajon pa u bërë pjesë e projektit të Evropës së Bashkuar. Ngecja në atë kuptim për të cilin flas, dhe për të cilin çdoherë kam pohuar se nuk është e mirë për ne tashmë po e plotësojnë palë të treta dhe, për fat të keq, sipas të gjithë hulumtimeve relevante, në rritje të madhe është euroskepticizmi, si dhe popullariteti i liderëve autokrat dhe të vlerave populiste”, thotë shefi i shtetit.

Ai theksoi se pas agresionit ndaj Ukrainës shumica e kanë të qartë se sa është e rëndësishme perspektiva euro-atlantike dhe nënvizoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme ai kohezion i përforcuar dhe interesi i Bashkimit Evropian për rajonin që të vazhdojë edhe pas përfundimit sa më të shpejtë të agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Pas 21 viteve pritje që të bëhemi pjesë e Aleancës, jemi të bindur se anëtarësimi në NATO është faktori më i madh stabilizues në rajon dhe më gjerë. Ajo në çka në periudhën e ardhshme do të duhet më shumë të punojmë, madje mendoj edhe në institucionet politike dhe ekspertëve të sigurisë, janë rreziqet e sigurisë të cilët na sjellin kanosjet hibride. Mendoj se në këtë temë si vend do të na duhet afëtsim jashtëzakonisht i shpejtë. Na nevojitet sistem adaptues i cili shpejtë do të kapë hapin me mënyrat e reja të betejës hibride. Kjo nënkupton investim jo vetëm në mjetet për betejë tradicionale, por edhe në veglat më të reja teknologjike digjitale dhe në komunikimet strategjike të domosdoshme për rezistencë më të madhe ndaj dezinformatave”, porositi presidenti Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button