RMV, u regjistruan 96 raste të reja me Kovid-19 gjatë fundjavës

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 962 të testuarve kanë rezultuar 96 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 96
  • Riinfektime: 19
  • Të vdekur: 1
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 3
  • Të shëruar: 288
  • Testime: 962

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 374. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kavadari.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 342.615
  • Të shëruar: 332.710
  • Të vdekur: 9.531
  • Testime: 2.166.641

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button