Komuna Qendër do të propozojë themelimin e ndërmarrjes publike për prodhim të energjisë elektrike me fotovoltaikë

Në seancën e Këshillit të Komunës Qendër që do të mbahet nesër, do të propozohet pika për themelimin e ndërmarrjeve publike për prodhimin e energjisë elektrike me fotovoltaikë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk

Në sqarimin e tyre thuhet se nevoja e krijimit të kësaj kompanie është kriza energjetike, çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe shmangia e kolapsit financiar në komunë.

“Me themelimin e ndërmarrjes publike i hapet mundësia Komunës që të gjenerojë të ardhura nga prodhimi dhe tregtimi i energjisë elektrike. Në afat të shkurtër do të zbusë goditjen nga çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe në afat të gjatë me menaxhim të mirë do të realizohet një fitim financiar i cili do të investohej në një jetë më të mirë për banorët e Komunës Qendër.“, thanë në shpjegimin e tyre.

Synimi fillestar është ndërtimi i termocentraleve fotovoltaike në të gjitha lokacionet e favorshme të menaxhuara nga Komuna, si kulmet e shkollave, kopshteve, të NP “Parkinzi Komuna Qendër”.

Në fazën e dytë, sipas komunës, do të investohet në objekte prodhuese jashtë kufijve të komunës dhe do të jepen me qira çatitë e objekteve të banimit.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%, por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button