A po martohet Lyrical Son?

Njëri ndër rep artistët më të suksesshëm të skenës sonë, Festim Arifi, apo siç njihet në publik, Lyrical Son, si duket ka vendosur t’i japë fund beqarisë. Ndonëse jo shumë kohë më parë në një bisedë për Tribuna ka treguar se si pranë të dashurës së tij ka gjetur mirëkuptimin dhe rehatin, ai duket se tashmë është edhe gati për të ndarë jetën me të.

Festimi këtë dyshim e ka hedhur në faqen e tij zyrtare në ‘Twitter’ ku ka postuar një foto me të dashurën, ndërsa ka lënë mbishkrimin “Diçka po bohet. Gati. Emerald Hotel”, ishte mbishkrimi i rep artistit, ndërsa ky shënim është përcjell me shumë komente edhe nga fytyra të njohura të skenës sonë.

Ndryshe Lyrical përveç jetës private që duket se është e plotësuar, ai edhe në sferën profesionale po korr suksese të njëpasnjëshme, madje vet rep artisti ka theksuar se këtë sezon shumë emra të estradës do të kenë tekste të shkruar nga ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button