Eurobasket 2022 (II)

”Talenti fiton lojë, por puna ekipore dhe inteligjenca fitojnë kampionate.”
Michael Jordan

Për sa i përket Greqisë, e cila humbi nga Gjermania në çerekfinale, me një superyll, një amerikan (Dorsey) dhe legjenda në moshë si Sloukas dhe Calathes, mund të thuhet se ishte një ekip i pakomponuar mirë, ishte një ekip që varej nga një person (Antetokumpo); ndoshta traineri Itoudis pati pak kohë që të krijonte atmosferën dhe ta lidhte më fuqishëm “materialin” në disponim. Miti Nikos Gallis (1987) dhe investimet marramendëse në Olympiacos dhe Panathinaikos kanë bërë që basketbolli në këtë vend të jetë sporti Nr. 1, të jetohet me të. Franca, ekipi i cilësuar si reflektim i basketbollit amerikan për nga stili (Hawks, Nicks, Thunder, Timberwolves), kritikuar nga këndi racial si me shumë lojtarë jofrancezë (9), se “gjithçka është vetëm Francë jo”, u tregua më i qëndrueshmi në këtë kampionat deri në finale, kur u dorëzua para Spanjës. Me pivotë si Rudi Gober, Fall dhe Poirier dhe dy lojtarë si Heurtel dhe Fournier, ky ekip u tregua shumë i fuqishëm, madje me moral të jashtëzakonshëm; fitoi dy ndeshje që dukeshin të humbura (Turqi, Itali). Gjermania funksionoi si makinë në këtë kampionat, suksesi më i madh që nga 2015-ta, në mënyrë senzacionale dërgoi në shtëpi Greqinë e favorizuar. Italia dha leksionin se në sport mundet edhe pa yje, me zemër, ndërsa Bosnja, Finlanda dhe Polonia se “impossible is nothing”, se vetëbesimi dhe puna, si në çdo fushë tjetër të jetës, sjellin rezultate.

Dhe Spanja: tregoi tradicionalitetin e cilësisë së vet në basketboll, me yje (2007: Navarro, Rudy, Carbajosa) dhe pa to (rasti 2022: vetëm Rudy Fernandez). Një model national team. Erdhën të dobësuar, pa Lull dhe Rubio të lënduar, me ndryshim gjeneratash por me frymë ekipore. Me një trajner që punon me ata që ka humbur vetëm një finale në Lojërat Olimpike 2012, kur në ekipin amerikan luanin Bryant, Harden, LeBron James, Durant and co. Një trajner që di se “duhet të jenë inteligjentë, se luajnë me burime të kufizuara”, që diti ta luajë lojën kundër një rivali me talent të madh fizik, atletik dhe teknik”.  (https://basketnews.com/) Dhe: “Otra generacion.. mismo resultado: campeones! (Një tjetër gjeneratë, rezultati i njëjtë: kampionë) Dilema e vetme mbeti se kush duhej të ishte MVP, Hernangomez ose Brown?

Ne shqiptarët ku jemi në këtë sport? Askund. Vazhdojmë të prodhojmë lojtarë në mënyrë stihike, që veten e gjejnë jashtë, në veçanti në Turqi, si Cedi Osman, Erxhan Osmani, Kenan Spahiu, më parë Ermal Kuqo.

Si përfundim mund të themi se ky kampionat europian pati shumë surpriza, parashikimet e shumicës nuk u realizuan. Spanja nuk ishte ndër pesë favoritët. Eurobasketi 2022 mund të përshkruhet edhe si “shuarje e trinitetit të yjeve” (J-A-D). Ankesat e publikut ishin se treshat ishin vendimtare në shumë ndeshje dhe kjo ia humb hirin kësaj loje. Fryma raciste në basketboll po zbehet edhe ekipet më ngulmuese në produktet vendore të sportit janë të detyruara të natyralizojnë. Shkolla amerikanë e basketbollit shpërfaqet edhe në hapësirën europiane. Kombet sportin e shfrytëzojnë si diplomaci alternative, si diplomaci publike, andaj investojnë shumë në të gjitha nivelet, nga ai i pionierëve deri te seniorët. Ndërkohë çdo terren sporti i ndërtuar nënkupton mundësi më të pakta për kriminalitet. Sporti ndihmon shëndëtin fizik po edhe atë shoqëror, andaj është kohë e fundit që afirmohet basketbolli ndër ne me të gjitha mjetet. Në vitin 2006, David Stern, komisioneri i NBA-së, në Davos, mes tjerash shtroi pyetjen: “Can a Ball Change the World?” (A mundet një top ta ndryshojë botën?). Nëse jo gjithë botën, por shumë njerëz dhe mjedise po.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button