SHGM dhe IREX realizuan trajnim me gazetarë për të ngritur standardet e shërbimit publik

Këtë fundjavë, një grup prej mbi 30 gazetarësh dhe kameramanësh nga transmetuesi publik, gjegjësisht: MTV1, MTV2 dhe Radioja Maqedonase, morën pjesë në një trajnim treditor për ngritjen e standardeve në raportim dhe punë në betejën kundër dezinformatave, njoftoi SHGM, transmeton Portalb.mk.

Siç thanë nga atje, trajnimi është organizuar bashkërisht nga IREX, me mbështetjen e USAID-it, Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut, Institutit Maqedonas për Media dhe RTVM-së.

Punëtoria mbuloi tema aktuale në fushën e jetës gazetareske, rrëfim të historive, tema për krijimin e një “storyboard” dhe paragraf përmes sekuencave, si të krijohen podcasts, si dhe u trajtua edhe tema e përgatitjes dhe zhvillimit të një storje hulumtuese.

Në të njëjtën kohë, u trajtuan edhe tema specifike që kanë të bëjnë më konkretisht me punën e redaksive në kuadër të RTVM-së.

Trajnues të trajnimit ishin: Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së, redaktorët dhe gazetarët Sashka Cvetkovska, Ana Zafirova dhe Toshe Ognjanov, si dhe drejtori i SHGM-së, Dragan Sekulovski.

Ndryshe, ky eveniment u realizua në kuadër të projektit për edukim mediatik “Youth Think”, që është një projekt pesëvjeçar i financuar nga USAID dhe i implementuar nga IREX, Instituti Maqedonas për Media, Instituti për Studime të Komunikimit dhe Forumi Arsimor Rinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button