Sonte, skuadra e futbollit të Maqedonisë së Veriut, kundër Bullgarisë në Shkup

Në xhiron e fundit, në Grupin C të Ligës së Kombeve, Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll sonte në Shkup në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” pret Bullgarinë, transmeton Portalb.mk

Përzgjedhësi Blagoja Milevski është optimist se ky cikël mund të përmbyllet me fitore në vendin e dytë nga Grupi 4.

“Pres, si në çdo ndeshje, që të përpiqemi të fitojmë. Të shohim se çfarë do të sjellë ndeshja. Djemtë janë gati të tregojnë se në Tbilisi nuk e merituam humbjen. Sa i përket Bullgarisë, e kemi analizuar, por me shumë vështirësi. Ata kanë një trajner të ri dhe shumë lojtarë të rinj, dhe kjo për ne është e panjohur. Megjithatë, ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë. Vetëm tre lojtarë nga ndeshja e parë janë këtu dhe sidomos lojtarët e rinj që janë për herë të parë në formacion, posedojnë cilësi; unë shikoj se si funksionon kundërshtari si ekip. Ne kemi një strategji dhe ajo është krijimi i një ekipi që do të jetë konkurrues në 4-5 vitet e ardhshme. Buletini shëndetësor do të jetë më i qartë pas stërvitjes së sotme. Sa i përket fushës, nuk është në gjendje shumë të mirë. Me kërkesën time, stadiumi nuk u përdor për tridhjetë ditë.”, tha përzgjedhësi Blagoja Milevski.

Ndeshja do të zhvillohet në ora 20:45.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button