Rritet numri i të vdekurve në Iran ndërsa protestat për Mahsa Aminin vazhduan për natën e dhjetë

Iranianët kanë dalë në rrugë për natën e dhjetë radhazi për të protestuar kundër vdekjes së Mahsa Amini në kundërshtim të një paralajmërimi nga gjyqësori, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi The Guardian, zyrtarisht të paktën 41 persona kanë vdekur që nga fillimi i trazirave, kryesisht protestues, por duke përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë, por burimet thonë se shifra reale është më e lartë.

Grupi i të Drejtave të Njeriut në Iran (IHR) me bazë në Norvegji tha të dielën në mbrëmje se numri i të vdekurve ishte të paktën 57, por vuri në dukje se ndërprerjet e vazhdueshme të internetit po e bënin gjithnjë e më të vështirë konfirmimin e vdekjeve në një kontekst ku protestat e udhëhequra nga gratë janë përhapur në shumë. të qyteteve.

Imazhet e qarkulluara nga IHR treguan protestuesit në rrugët e Teheranit duke bërtitur “vdekje diktatorit”.

Ueb- faqja e internetit e gjyqësorit Mizan Online, njoftoi se duke i bërë jehonë një paralajmërimi një ditë më parë nga presidenti, Ebrahim Raisi, shefi i gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni Ejei, të dielën “theksoi nevojën për veprim vendimtar pa mëshirë” kundër nxitësve kryesorë të “trazirave”.

Qindra demonstrues, aktivistë reformistë dhe gazetarë janë arrestuar mes demonstratave kryesisht gjatë natës që nga fillimi i trazirave pas vdekjes së 22-vjeçarit Amini në paraburgimin e policisë më 16 shtator.

Duke folur në emër të Bashkimit Evropian, shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, tha se “përdorimi i përhapur dhe joproporcional i forcës kundër protestuesve jo të dhunshëm është i pajustifikueshëm dhe i papranueshëm”. Ai dënoi kufizimet e internetit si “shkelje të hapur lirinë e shprehjes”.

Protesta të dyfishta

Protestat e organizuara nga shteti janë mbajtur në disa qytete iraniane, për të sfiduar protestat kundër establishmentit që janë zhvilluar tash e disa ditë, pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini.

Protestuesit dënuan protestat anti-qeveritare, duke i quajtur pjesëmarrësit në to “ushtarë të izraelit”.

Protestat e sponsorizuara nga shteti vijnë në mes të paralajmërimeve të fuqishme nga autoritetet, pasi ushtria u tha iranianëve që të përballen me “armiqtë” që qëndrojnë pas trazirave.

Përshkallëzim i protestave për vdekjen e 22 vjeçares Mahsa Amini

Në Iran po përshkallëzohen përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare ndërsa mbahej në paraburgim nga policia.

Protestat janë përhapur tani në qytetet e pothuajse të 31 provincave të Iranit.

Nëpër video të shpërndara në rrjetet sociale, policia iraniane shihet duke qëlluar ndaj protestuesve.

Protestat filluan më 16 shtator, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u mbajt nga policia e edukimit moral të Iranit për mbajtjen e pahijshme të hixhabit.

Gratë iraniane kanë shpërndarë video në mediat sociale ku shfaqen duke prerë flokët në shenjë proteste ndaj vdekjes së Aminit.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të mërkurën se ai mbron me krenari të drejtat e popullit të tij.

Që nga nisja e protestave, mediat iraniane kanë raportuar se janë arrestuar 288 persona. Ndërkaq, sipas shifrave, ka dhjetëra të vdekur mes të cilëve edhe policë.

Çfarë ka ndodhur?

22 vjeçarja Mahsa Amini nga një qytet i vogël në provincën perëndimore Kurdistan para dy javësh pati udhëtuar me vëllain e saj në kryeqytetin iranian, Teheran. Për shkak të mbajtjes së papërshtatshme të hixhabit të detyruar, ajo u arrestua me 13 shtator nga policia e mbikëqyrjes së sjelljes në Iran.

Tre ditë pas dërgimit në spital ajo u deklarua e vdekur. Policia ka hedhur poshtë akuzat për tortura. Vdekja e saj u shpjegua me një “infarkt i papritur në zemër”. Policia pretendon se ajo papritur humbi ndjenjat, por familja e saj thotë se kjo nuk është e besueshme.

Vdekja e saj, me gjasë e dhunshme ka “ngritur në këmbë” botën, duke u shndërruar në një nga ngjarjet më të diskutuara në mbarë globin, shoqëruar me protesta, zemërim dhe reagime në rrjete sociale.

Kujtojmë se që nga Revolucioni Islamik, 1979, gratë në Iran janë të detyruara të respektojnë rregulla strikte të veshjes, që përcaktojnë si duhen mbuluar flokët dhe pjesa tjetër e trupit.

Kjo është e papranueshme për miliona gra, të cilat e kundërshtojnë këtë, disa në heshtje e disa tjera publikisht, në veçanti së fundmi.

Më shumë pamje në lidhje me rastin mund të gjenden në Twitter me hashtagun #MahsaAmini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button