Aleanca e Grave: Të korrigjohen librat që mësojnë studentët

Aleanca për Gratë kritikon ashpër qasjen diskriminuese që përdoret në programet studimore për studime Familjare në Fakultetin Filozofik pranë universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodi’ në Shkup.

Në program janë vendosur, divorci, varshmëria nga alkooli, varshmëria nga droga, vrasja, vetëvrasja, korrupsioni dhe homoseksualizmi, në kategorinë e problemeve socio-patologjike dhe devijimeve shoqërore.

Nga Aleanca thonë se vendosja e divorcit në problemet socio- është një sulm i drejtpërdrejtë mbi të drejtën e vullnetit të lire. Kjo e drejtë është e garantuar me të drejtën ndërkombëtare, por edhe me legjislacionin kombëtar në Ligjit mbi familjen.

“Pastaj, homoseksualiteti nga Organizata Botërore e Shëndeti është hequr nga Klasifikimi ndërkombëtarë i sëmundjeve që nga 17 maji i 1990 dhe ky vendim ka filluar të zbatohet në vendet anëtare të kësaj organizate, ku bën pjesë edhe Maqedonia që nga viti 1994. Çdo veprim kundër këtij vendimi paraqet diskriminim direkt dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare’, thonë ata.

Nga Aleanca i bëjnë thirrje Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi të veprojë sipas ligjit dhe të kërkojë korrigjim të këtij gabimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button