RMV, u dyfishua çmimi i peletave nga 200 në 400 denarë për thes

Kriza energjetike dhe shtrenjtimi i materialeve të përpunimit të peletave ka bërë që një thes me peleta të dyfishohet edhe atë 380 deri 400 denarë, transmeton TV21.

Përveç që çmimi është dyfishuar, peleta shumë rrallë mund të gjesh në Kërçovë. Një familje 4 anëtarëshe për tu ngrohur me peleta në 24 orë më së paku i duhen tre thasë, që i bie 1200 denarë në ditë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi apelon që qytetarët të kursejnë energjinë elektrike, që të mos vijnë fatura energjetike marramendëse siç kanë filluar tanimë.

“Në këtë kohë krize energjetike, të kursejmë sa më shumë që të jetë e mundur”- tha Kreshnik Bekteshi-Ministër I Ekonomisë.

Nga ana tjetër ministri I Ambientit Jetësor, Naser Nuredini, apelon deri te qytetarët që të mos ngrohen me dru për shkak se ndotet ambienti.

“Besoj se qytetarët tonë janë të vetëdijshëm se çdo ndotje ne vetë e bëjmë, d.m.th. ne ndotim rrethin tonë së pari anëtarët e familjes tonë dhe duhet të kemi kujdes, sërish është më lirë mënyra e ngrohjes me energji elektrike”- tha Naser Nuredini-ministër i Ambientit Jetësor.

Për qytetarët më i leverdishëm për ngrohje duket druri, e kjo si duket nga droja se mund të mos ketë energji elektrike të mjaftueshme për tu ngrohur.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se do të zvogëlohet marzha e furnizuesit me energji elektrike nga 50 në 20 për qind.

Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button