Automjeti i shefit të Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski u përfshi nga flakët

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i cili mori pjesë në Konferencën e 25-të të Shefave të Shtabit të Ushtrive nga shtetet anëtare të SHBA-së-Karta e Adriatikut, gjatë kthimit dje përmes Kosovës, u aksidentua lehtë me veturë e cila më pas u kaplua nga flakët, njoftoi kolonel Toni Janevski.

“Gjegjësisht, gjatë lëvizjes në autostradën Komoran – Prishtinë në orët e vona të pasdites, papritmas ka shpërthyer zjarri në pjesën e motorit të veturës, i cili falë ndërhyrjes së shpejtë të shoferit dhe sigurisë është shuar për një kohë shumë të shkurtër. Gjenerali Gjurçinovski së bashku me anëtarët e delegacionit dhe sigurimin vazhduan rrugën me veturat e tjera dhe u kthyen në shtëpi. Automjeti, i cili menjëherë pas shenjave të para të ndezjes, është larguar nga qarkullimi dhe pas fikjes është transportuar në vend”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button