Nata e dytë e festivalit “Pranë Vardarit Jazz”, sonte pritet të luajë Ameti me sharki në Filarmoni

Edicioni i tretë i Festivalit “Pranë Vardarit Jazz” sonte do të përmbyllet me natën e dytë, ku pritet të laujë edhe Idriz Ameti, transmeton Portalb.mk.

Aktivitetet pritet të fillojnë nga ora 20:00 në hapësirat e Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Ameti me emrin artistik “Toka Shitet”, pritet të luajë sonte me instrumentin tradicional të njohur si sharkia.

Planifikohet që sonte të luajë edhe grupi  “Sexstat”, i cili do të shënojë 30 vjetorin e ekzistencës së tij si një formacion xhaz.

“Krijues të festivalit “Pranë Vardarot Jazz” janë muzikanti i xhazit Vladan Drobitsky dhe muzikanti dhe producenti Mirko Popov”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës, duke theksuar që ky është një festival ndërkombëtar i muzikës bashkëkohore të xhazit, botëror dhe etnik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button