Vetëtima vrau 12 persona brenda një dite në Indi

Moti i keq ka lënë të vdekur të paktën 36 persona në Indinë veriore gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 12 të cilët u goditën nga vetëtima, thanë zyrtarët, shkruan The Guardian, raporton Koha.net.

Në shtetin verior të Uttar Pradesh, të paktën 24 njerëz vdiqën pasi shtëpitë e tyre u shembën mes shirave të pandërprerë.

Zyrtarët thanë se 39 njerëz ishin vrarë nga vetëtima në pesë ditët e fundit, duke bërë që autoritetet të nxjerrin udhëzime të reja që këshillojnë njerëzit se si të mbrohen gjatë një stuhie.

Vetëtimat janë të zakonshme gjatë sezonit të musonit të Indisë, i cili zgjat nga qershori deri në shtator.

Ngrohja globale kishte rritur frekuencën e vetëtimës, ka thënë Sunita Narain, drejtore e përgjithshme në Qendrën për Shkencën dhe Mjedisin. Një rritje e temperaturës prej 1 gradë Celcius rrit vetëtimën për 12 herë.

Ka pasur një rritje prej 34% të goditjeve të vetëtimës në të gjithë Indinë gjatë vitit të kaluar, gjë që ka shkaktuar rritje të vdekjeve. India regjistroi 1.489 vdekje nga vetëtima në vitin 2016, krahasuar me 2.869 më 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button