Karriera historike e Federerit përfundoi me lot

Tenisti i famshëm, Roger Federer i përlotur i dha lamtumirën tenisit profesionist pasi u bashkua me shokun e tij të madh, Rafael Nadal në një natë emocionale në Laver Cup, raporton Koha.net.

41-vjeçari mori një ovacion të gjatë derisa po largohej nga fusha për herë të fundit pasi doli në pension si profesionist, raportoi BBC-ja të shtunën.

Zvicerani, i cili fitoi 20 tituj Grand Slam, konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e tenisit.

“Ka qenë një ditë e mrekullueshme. Jam i lumtur, jo i trishtuar. Ndihem mirë që jam këtu. Jam i lumtur që ia dola”, tha Federer me këtë rast.

Federer qau ndërsa përqafoi Nadalin dhe lojtarët e tjerë, më pas mori brohoritje nga mijëra tifozë që brohoritën emrin e tij në O2 Arena në Londër.

Nadal gjithashtu nuk i mbajti lotët. 36-vjeçari spanjoll qau teksa ishte ulur përkrah Federerit, ndërsa dyshja dëgjonin këngëtaren britanike, Ellie Goulding, e cila përfundoi një natë të paharrueshme me një performancë.

Federer dhe Nadal – si dy rivalë në krye të lojës për meshkuj – bashkuan forcat për të luajtur dyshe kundër çiftit amerikan Jack Sock dhe Frances Tiafoe në ngjarjen vjetore ekipore midis Evropës dhe pjesës tjetër të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button