Deri të premten nxënësit do të mund të dorëzojnë dokumentet për vazhdimin e bursës

Nxënësit e Maqedonisë së Veriut do të mund të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më 30 shtator dokumentet për vazhdimin e bursave, transmeton Portalb.mk.

Aplikimi mund të bëhet në formë elektronike përmes adresës elektronike http://e-uslugi.mon.gov.mk/ ose në objektin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së  bursës së nxënësve të realizuar gjate viteve të kaluara, të cilët i plotësojnë kushtet për dorëzimin e së njëjtës, se afati për vazhdimin e dokumenteve ne Ministrin e Arsimit dhe Shkencës fillon më date 01.09.2022 deri më 30.09.2022”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Gjatë kompletimit të dokumenteve për vazhdimin e bursës, nxënësit duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin se janë nxënës të rregullt në vitin e ri shkollor dhe dëftesat nga viti i fundit shkollor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button