Kovaçevski – Shole: Jemi të fokusuar në thellimin e partneritetit bilateral

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, sot realizoi takim me Derek Shole, këshilltarin amerikan për politikë të jashtme dhe autor i cili momentalisht punon si këshilltar në Departamentin Amerikan të Shtetit, transmeton Portalb.mk.

Në takim u konfirmua partneritet strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në takim Kovaçevski dhe Shole diskutuan për projektet aktuale në energjetikë dhe tranzicionin energjetik. Dy vendet përsëritën përkushtimin në kushte të krizës energjetike botërore për rritjen e diverzifikimit energjetik. SHBA dhe Maqedonia e Veritu theksuan përkushtimin për përforcimin e partneritetit në tranzitin dhe prodhimin e burimeve ripërtrirëse të energjisë”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Temë e takimit ishte edhe kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe rëndësia e këtij kryesimi në proceset globale gjatë kohës së krizës botërore.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se do të zvogëlohet marzha e furnizuesit me energji elektrike nga 50 në 20 për qind.

Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button