Sot dhe nesër do të zhvillohet festivali “Pranë Vardarit Jazz” ku pritet të luajë edhe Ameti me sharki

Në Filarmoninë e Shkupit sot dhe nesër duke filluar prej orës 20:00 do të ketë aktivitetet në kuadër të edicionit të tretë të festivalit “Pranë Vardarit Jazz”, transmeton Portalb.mk.

“Më 23 shtator do të performojnë Hapësira Trio (Space Trio) nga Bullgaria dhe grupi serb i xhazit Eyot nga Nishi. Në natën e dytë të festivalit, më 24 shtator, grupi “Sexstat” do të mbajë një koncert, i cili do të shënojë 30 vjetorin e ekzistencës së tij si një formacion xhaz”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës, njëkohësisht mbështetëse e festivalit.

Nesër do të luajë edhe Idriz Ameti me emrin artistik “Toka Shitet”, albumi i tij i parë solo. Ai luan në instrumentin tradicional të njohur si sharkia.

“Krijues të festivalit “Pranë Vardarot Jazz” janë muzikanti i xhazit Vladan Drobitsky dhe muzikanti dhe producenti Mirko Popov”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës, duke theksuar që ky është një festival ndërkombëtar i muzikës bashkëkohore të xhazit, botëror dhe etnik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button