Lampard largohet nga Chelsea

Frank Lampard i ka thënë lamtumirë Chelseas. Mesfushori anglez ndihet krenar me karrierën e kaluar në Stamford Bridge.

Frank Lampard edhe zyrtarisht është larguar nga Chelsea. Mesfushori anglez i ka thënë lamtumirë ekipi nga Stamford Bridge pas 13 vjetësh. Reprezentuesi i Anglisë ndihet krenar me karrierën e kaluar në ekipi londinez.

“Kur kam ardhur në këtë klub, 13 vjet më parë, nuk do ta besoja kurrë se do të isha me fat të luaj aq shumë ndeshje dhe ta shijoj këtë eksperiencë me aq shumë sukses. Ky klub është bërë pjesë e jetës sime”, ka thënë Lampard në konferencë për media.

“Klubi do të ecën përpara dhe si një njeri i Chelseat, nuk kam dyshim se, me kualitetin e lojtarëve që gjenden këtu, ata do të vazhdojnë me suksese të cilat i kemi shijuar të gjithë ne në sezonet e kaluar. Faleminderit për kujtime dhe vazhdoni të bëni histori”, ka theksuar ai.

Sipas medieve angleze, Lampard ka pritet ta vazhdoj karrierën te skuadra amerikane, New York City. Te kjo skuadër është transferuar edhe sulmuesi spanjoll, David Villa.

Lajme të ngjashme

Back to top button