Maqedonia përjashtohet nga ndihma e Suedisë për Ballkanin

Suedia do të jap 400 milion euro në formë të ndihmës për vendet e Ballkanit për të kryer reformat e nevojshme si pjesë e integrimit në BE, shkruan Reuters, transmeton REL .

Por, Maqedonia është një nga vendet e vetme aspirante që është përjashtuar nga kjo ndihmë. Fondet do të ndihmojnë Shqipërinë, Bosnjë – Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë, ndërsa ato do të ndikojnë në reformimin e gjyqësorit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për çështje të administratës publike.

Ndërkohë, nuk bëhet e ditur se cilat janë arsyet e përjashtimit të Maqedonisë nga ky fond suedez, që kap shifra të larta.

Fondi i miratuar u paralajmërua nga ambasadori suedez në Sarajevë, Fredrik Schiller, sipas të cilit Serbia dhe Bosnja do të marrin fonde shtesë për përmbytjet. Ai nënvizoi se vetëm për Bosnjën do të sigurohen 100 milion euro nga Suedia.

Ritmi i ngadaltë i reformave në Ballkanin Perëndimor dhe zbehja e entuziazmit në BE për zgjerimin e mëtejshëm, ka mbajtur këto vende prapa nga bashkimit me bllokun, shkruan Reuters.

Lajme të ngjashme

Back to top button