MPB: Ka rritje të madhe të kërkesave për pasaporta dhe letërnjoftime nga diaspora e RMV-së

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut në një postim në Facebook njofton se për dallim prej viteve të kaluara, ka një rritje të kërkesave për pasaporta dhe letërnjoftime nga qytetarët e RMV-së që jetojnë jashtë vendit, transmeton Portalb.mk.

Sipas tyre, dallimi i madh në numrin e kërkesave të paraqitura në vitin 2017, 2018 dhe 2019, krahasuar me vitin aktual 2022, vjen si pasojë e vendosjes së stacioneve të reja bazë dhe mobile (të lëvizshme) jashtë vendit, në ambasada dhe konsullata të përgjithshme.

Statistika per dokumentet e udhetimit, MPB.
Statistika per dokumentet e udhetimit, MPB.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë jashtë vendit, përmes ambasadave dhe konsullatave, vetëm në qershor, korrik dhe gusht të këtij viti, kanë dorëzuar 148.115 kërkesa për lëshim të pasaportave, numër ky që është pothuajse identik me dokumentet e udhëtmit, me të cilat qytetarët tanë i kanë dorëzuar në muajt e njëjtë të vitit 2017, 2018, 2019.

Siç informojnë nga MPB-ja, krahas rritjes së kërkesave për dokumente udhëtimi, janë rritur në mënyrë të njëjtë edhe kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve, përkatësisht në qershor, korrik dhe gusht, 91.138 shtetas tanë jashtë vendit kanë paraqitur një kërkesë për letërnjoftim.

“Duke filluar nga data 1 tetor 2021 deri më 20 shtator 2022, kemi ndihmuar 15,978 qytetarë tanë për t’i lëshuar dokumentet e udhëtimit. Me projektin për stacionet bazë dhe të lëvizshme, zgjidhëm problemin dhjetëvjeçar të qytetarëve tanë nga diaspora, pasi me këtë thjeshtësohet dhe shkurtohet shërbimi për dhënien e dokumenteve të udhëtimit dhe evitohet ngjeshja në sportelet e shërbimeve administrative. Po ashtu, me transformimin digjital të proceseve të MPB-së, qytetarët kanë mundësi të caktojnë termin për fotografimin e dokumenteve personale përmes termin.mvr.gov.mk ose uslugi.gov.mk”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

statistika për dokumentet e udhëtimit, MPB
statistika për dokumentet e udhëtimit, MPB

“Për më tepër, sipas të dhënave të Ministrisë, gjendja me kërkesat e dorëzuara për lëshimin e letërnjoftimit dhe pasaportës nga shtetasit tanë jashtë vendit në tre muajt e treguar në vitin 2017, 2018 dhe 2019 ishte si më poshtë:

Në vitin 2017 (qershor, korrik dhe gusht) janë paraqitur gjithsej 40.110 kërkesa për lëshimin e letërnjoftimit dhe 103.347 kërkesa për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit.

Në vitin 2018 (qershor, korrik dhe gusht) janë paraqitur gjithsej 58.977 kërkesa për lëshimin e letërnjoftimit dhe 107.126 kërkesa për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit.

Në vitin 2019 (qershor, korrik dhe gusht) janë paraqitur gjithsej 60.244 kërkesa për lëshimin e letërnjoftimit dhe 124.263 kërkesa për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button