Filloi vjeshta: Në Maqedoninë e Veriut priten ndryshime të motit këtë fundjavë

Përgjatë kësaj fundjave pritet rritje e temperaturave ditore, por kjo nuk do të zgjasë shumë, pasi nga e marta pritet ndërrimi i  motit me reshje të rrëmbyeshme dhe vende-vende bubullima, transmeton Portalb.mk. 

Mëngjesin e sotëm në orën 03:03 të mëngjesit, filloi zyrtarisht vjeshta në hemisferën veriore të Tokës, ndërsa pranvera mbërriti në hemisferën jugore. Vjeshta do të zgjasë deri më 21 dhjetor, kurse dimri do të fillojë në orën 12:07.

Dita e parë e kësaj stine të vitit ka nisur me mëngjes të ftohtë, ndërsa gjatë ditës në vend paralajmërohet mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje lokale shiu dhe erë e lehtë mesatare nga drejtimi verior. Në Shkup, megjithatë, sipas njoftimeve do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me periudha me diell.

Temperatura minimale në vend do të lëvizë nga 1 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 14 deri në 22 gradë; në Shkup do të ulet deri në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë në 20 gradë.

Gjatë fundjavës, mëngjeset do të jenë të ftohta, por temperatura ditore pritet të rritet.

Sipas parashikimit, stabilizimi i motit nuk do të zgjasë shumë dhe nga e marta parashikohet prishje e motit, me reshje lokale shiu që vende-vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruar me bubullima. Do të fryjë erë e fortë jugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button