Kosova si përgjigjet Shqipërisë për liberalizimin e tregut të punës

Arianit Krasniqi nga Prishtina ka shkuar të punojë në plazhin e Durrësit në Shqipëri gjatë sezonit veror, ndërkaq Azem Duro nga Shqipëria është duke u ‘shëtitur’ nëpër sportele në Prishtinë për të rregulluar dokumentacionin e punës për të punuar në një kompani ndërtimore në Prishtinë.

Përderisa i pari nuk ka pasur fare nevojë të ngasë pas dokumentacionit të punës, i dyti duhet të humbasë ditë të tëra si pasojë e procedurave burokratike për t’u pajisur me dokumentacionin përkatës të punës. Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur me reciprocitet asaj të Shqipërisë për të hequr komplet procedurat burokratike të pajisjes me leje pune për qytetarët shqiptarë.

Qeveria e Shqipërisë ditë më parë ka marrë vendim që të liberalizojë tregun e punës duke hequr procedurat e pajisjes me licenca përkatëse për punëtorët kosovarë që punojnë në Shqipëri. Mirëpo, një vendim i tillë nuk ka inkurajuar ende Qeverinë e Kosovë që të marrë një vendim të tillë. Azem Duro që ka ardhur nga Shqipëria të punojë në Kosovë tregon për procedurat që ai duhet t’i ndjek ende për të filluar punën në Kosovë. “Kam ardhur afër që një muaj dhe ende nuk kam arritur që të pajisem me dokumentet e nevojshme për të filluar punën. Kjo përveç kohës, po na kushton edhe me para për nxjerrjen e këtyre dokumenteve. Me këso procedurash diskrmiunese mendoj se jemi larg bashkimit kombëtar”, thotë Duro./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button