“Më mirë për Tetovën” reagoi pasi Këshilli i Tetovës nuk e transmetoi seancën drejtpërdrejtë

Kuvendi i Komunës së Tetovës sot prej orës 11:00 kishte në plan të organizojë mbledhjen e dytë pas zgjedhjeve të parakohshme, por kjo mbledhje nuk u transmetua drejtpërdrejtë, transmeton Portalb.mk.

“Komuna e Tetovës nuk arrin të sigurojë kushtet teknike për transmetimin e drejtpërdrejtë të mbledhjeve të këshillit. Edhe pse për ditën e sotme (22.09.2022, e enjte) është thirrur mbledhje e Këshillit të Komunës së Tetovës, nuk bëhet transmetimi i drejtpërdrejtë i mbledhjes së këshillit”, reagojnë nga “Më mirë për Tetovën”.

Kjo nismë qytetare që nuk arriti të sigurojë një ulëse në Këshillin e Komunës së Tetovës, ka vlerësuar që kjo përbërje e Këshillit është shndërruar në një makineri votuese jotransparente.

“Ishte çështje kohe para se partitë politike t’ia mbyllin dyert e komunës qytetarëve. Tani përveç se në këshillin e komunës nuk ndodh ndonjë debat me interes për qytetarët, as mbledhjet e këshillit nuk mund të ndiqen nga qytetarët”, alarmojnë nga kjo nismë, duke këshilluar këshilltarët që të transmetojnë drejtpërdrejtë seancat përmes telefonit të tyre.

Ndryshe, krahasuar me vitin 2021, gjatë zgjedhjeve të 20 gushtit të gjitha partitë, përveç Lëvizjes Besa kanë pasur rënie të votave. Për dallim prej vitit 2021, me këto zgjedhje jashtë Këshillit të Tetovës kanë mbetur iniciativa “Më mirë për Tetovën” dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilët paraprakisht kishin nga 2 këshilltar. Deri te këto zgjedhje erdhi si pasojë e asaj që këshilli paraprak nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare të Komunës të paraparë sipas afateve kohore në Ligjin për vetëqeverisje lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button