KK Kushtrimi 7 medalje në Prizren

Gjatë fundjavës në Prizren është zhvilluar turneu ndërkombëtar i karatesë “Lidhja e Prizrenit” ku kanë marr pjesë mbi 200 garues, prej tyre KK Kushtrimi nga Hasanbegu të cilët kanë arrit të marrin shtatë medalje.

Me medalje ari u stolis Ilmi Kadriu (2003), me atë të argjend Xhejlan Jahiu, kurse bronzën e fituan Rudina Aliu, Orhan Jahiu, Altin Fejzullahu, Alban Azemi dhe Adnan Kadriu.

Me suksesin e arritur ka ishte i kënaqur edhe trajneri Irfan Aliu, i cili së bashku me ndihmësin e tij Samir Saliev i udhëhoqën garuesit në tatami.

“Kishim mundësi të fitojmë edhe disa medalje tjera nëse referimi do të ishte më i mirë. Por sido që të jetë, edhe ky sukses që arritë është për të përshëndetur dhe i përgëzoj karateistët e mi”, tha Aliu. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button