fbpx

Vendet e Ballkanit Perëndimor: Digjitalizimi i shërbimeve publike e tashmja dhe e ardhmja, duhet të përshpejtohet procesi pasi përfitojnë të gjithë (Foto)

Digjitalizimi është e tashmja dhe e ardhmja, referuar reformave dhe progresit të Shqipërisë në këtë drejtim, sa më shpejtë që shtetet digjitalizojnë shërbimet e tyre publike, aq më mirë dhe më lehtë është për qytetarët për t’i marrë të njëjtat. Pasi në këtë formë edhe korrupsioni zvogëlohet. Ky ishte përfundimi kryesor nga organizatat qytetare në dialogun rajonal për Agjendën Digjitale në Tiranë, me fokus në sfidat, kapacitetet, gatishmërinë e institucioneve për shërbime online, organizuar nga Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me lëvizjen “Mjaft” nga Shqipëria, në kuadër të projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA, shkruan Portalb.mk.

Revolucioni digjital i Shqipërisë i cili filloi në vitin 2013 është ndër të rrallat reforma që është duke shkuar mirë, por që nuk ka qenë aspak i lehtë për institucionet dhe organizatat civile. Kështu deklaroi gjatë prezantimit të saj Romina Kostani, drejtoresha e Inovacionit dhe IPA Programeve të Qeverisë, nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Ajo thotë se vetë rezultati tregon se vendi ka bërë progres në këtë drejtim, duke theksuar se në vitin 2013 Shqipëria kishte vetëm 14 shërbime elektronike, ndërsa sot ka 1225. Kjo sipas saj bëhet kur liderët janë të përkushtuar në këtë drejtim për të punuar.

“Shoferi kryesor i transformimit digjital ishte vetë kryeministri, ai ishte shumë i prirur për digjitalizim kudo brenda administratës publike, kjo është e rëndësishme sepse liderët janë ata që drejtojnë në fakt transformimin digjital”, tha Kostani.

“Shërbimet publike plotësisht digjitale”
“Shërbimet publike plotësisht digjitale”

Deri më tani, Shqipëria ka të digjitalizuara 95% të shërbimeve publike, ku deri në vitin 2022 ka pasur 27 milion aplikime online.

Ajo theksoi optimizmin në kohë dhe kosto të digjitalizimit, ku vetëm për vitet 2020-2022 kanë kursyer 9 milionë euro dhe 990 vite pritje në radhë, referuar asaj që nëse një qytetar do priste në radhë 15 minuta për të marrë një shërbim.

“Shërbimet publike plotësisht digjitale”
“Shërbimet publike plotësisht digjitale”

Shqipëria tani më ka krijuar edhe Agjendën Digjitale për vitet 2022-26 e cila ka kushtuar afërsisht 250 milionë euro dhe që bazohet në katër shtylla: qeverisja digjitale, biznesi digjital, qytetarët digjitalë dhe gjithashtu edukimi digjital dhe aftësitë digjitale.

Mirëpo, sfida në këtë drejtim vazhdon, dhe po punohet vazhdimisht, siç deklaroi Kostani sulmet kibernetike janë të shumta por që reagojnë në kohë, ku edhe kanë partneritet me Microsoftin për dhjetë vite.

Pjesëmarrësit organizatat partnere ndanë përvojat e vendeve të tyre dhe u theksuan se përmes ngjarjeve dhe diskutimeve të tilla, praktikat më të mira mund të barten në vendet e rajonit dhe të hapërojmë të gjithë përpara drejt digjitalizimit dhe së ardhmes.

“Shërbimet publike plotësisht digjitale”
“Shërbimet publike plotësisht digjitale”

Ata theksuan gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në procesin e krijimit të politikave në mjedisin digjital.

Nga Maqedonia e Veriut në diskutim morën pjesë Mila Josifovska Danilovska nga Fondacioni Metamorfozis, Fisnik Xhelili nga Portalb.mk, Kristina Petrovska nga Drejtoria për Meanxhimin me Libra Amë dhe Liljana Jonoski nga Koaliconi Rural.

Ngjarja shërbeu si hapësirë për diskutim mbi shërbimet publike elektronike të ofruara në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sfidat për një kalim të plotë nga sportelet në ofrimin e shërbimeve online, kapacitetet, gatishmërinë dhe praktikën e institucioneve publike për të ofruar shërbime publike online.

“Shërbimet publike plotësisht digjitale”
“Shërbimet publike plotësisht digjitale”

Nesër, ngjarja do vijojë me konferencën ku folës do të jetë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Maqedonisë së Veriut- Admirim Aliti, ministrja e Shqipërisë për Standardet e Shërbimeve- Milva Ikonomi, drejtoresha e Inovacionit dhe programeve IPA Gov, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e Shqipërisë- Romina Kostani, zyrtari i Lartë i Planifikimit të Politikave nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës- Kushtrim Canolli, Këshilltarja në Ministrinë e Administratës Publike në Mal të Zi- Milica Vuçiniq dhe nga Sekretariati për Politika Publike nga Qeveria e Serbisë- Ninoslav Kekiç.

Ngjarja do të jetë në gjuhën angleze dhe shqipe. Konferenca do të zhvillohet në format hibrid. Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/kBt1MfcnUPTz82GEA.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfosis (Maqedonia e Veriut), Akademia për E-Qeverisje (Estoni), Levizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshim Demokratik (Serbi), OJQ 35mm (Mali i Zi) dhe ODK – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button