Qyteti i Shkupit gjatë pesë muajve të ardhshëm do të rikonstruojë rrugën “Teodosij Golloganov”

Qyteti i Shkupit sot filloi punimet për rikonstruimin e rrugës “Teodosij Gologanov” pranë Klubit të deputetëve. Sipas paralajmërimeve të kryetares Danela Arsovska, punimet ndërtimore do të zgjasin 5 muaj, ndërsa do të punohet në pjesën nga rrethrrotullimi afër Kishës Katolike, deri në kryqëzimin me bulevardin “Kliment Ohridski”, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk. 

“Rikonstruimi përfshin punime ndërtimore në rrugën prej 5350 metrash katrorë, shtegun për biçikleta dhe trotuaret 4500 metra katrorë, bordurë të rinj, kanalizim fekal të ri F600, ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe ndriçimin e ri rrugor me llamba LED. Rikonstruimi kushton 43 milionë denarë, ndërsa punimet ndërtimore i kryen kompania Bauer”, tha Arsovska.

E pyetur se pse nuk ka filluar ende rikonstruimi i rrugës, duke pasur parasysh se e gjithë procedura përfundoi vitin e kaluar në shtator kur menaxhmenti i mëparshëm i qytetit nënshkroi kontratën për këtë projekt me kompaninë “Bauer”, Arsovska tha se kanë qenë në pritje të miratimeve për vendosjen e regjimit të posaçëm të qarkullimit nga Ministria e Brendshme.

Ndërkohë që punimet ndërtimore po vazhdojnë në këtë rrugë të ngarkuar, do të vendoset një mënyrë e veçantë e komunikacionit dhe linjat 5 dhe 4A të autobusëve nuk do të kalojnë në këtë rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button