I ka marrë 50 mijë denarë duke e keqpërdorur letërnjoftimin e shokut

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka sqaruar që një qytetar 35 vjeçar nga Shkupi dyshohet se ka keqpërdorur letërnjoftimin e shokut për të tërhequr 50 mijë denarë nga llogaria bankare, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër M.D. (35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale”. I denoncuari në mënyrë të paautorizuar e ka mbajtur letërnjoftimin e mikut të tij”, sqarojnë nga Policia.

Ai është paraqitur me emrin e shokut në sportelin e nja banke në Butel të Shkupit, pasi ka ngjashmëri fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button