Ballkani i Hapur i jep Serbisë ndikim më të madh politik, ndërsa kjo çon në jostabilitet, alarmoi Edward Joseph

Është në rregull që Maqedonia e Veriut të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët e saj, përfshirë edhe Serbinë. Por rruga drejt stabilitetit në rajon dhe për vendin tuaj është që Ballkani Perëndimor të ecë drejt NATO-s dhe BE-së, vlerëson eksperti amerikan për rajonin, raporton 360shkallë, përcjell Portalb.mk.

Serbia është autokraci, jo demokraci dhe po ecën në drejtim të gabuar. Nga ana tjetër, nisma e Ballkanit të Hapur, i jep Serbisë, e cila është ekonomia më e madhe në rajon, liri ekonomike, që do të thotë edhe ndikim më të madh politik, që nga ana tjetër çon në jo stabilitet.

Kjo është teza të cilën e prezantoi sot eksperti amerikan Edward Joseph nga Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin “Johns Hopkins” nga SHBA, i cili sot mori pjesë në konferencën vjetore ndërkombëtare “Prioritetet e ridefinuara: Realitete të reja pas krizës së Ukrainës” në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup.

“Është ide e mirë që vendet e rajonit të zhvillojnë tregtinë, por është një ide e keqe ta bëjmë këtë me një regjim të krijuar për të rritur fuqinë politike serbe. Fuqia ekonomike është fuqi politike. Ekonomitë në rajon nuk janë të njëjta, Serbia e ka ekonominë më të madhe, ka një suficit tregtar në rajon. Serbia është autokraci, jo demokraci, që po ec në drejtim të gabuar. Në shembullin e Rusisë dhe Ukrainës, e shohim se çfarë do të thotë kur ndonjë shtet udhëhiqet nga një autokrat, e kjo është jostabilitet. Është në rregull që Maqedonia e Veriut të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët e saj, përfshirë edhe Serbinë. Por rruga drejt stabilitetit në rajon dhe për vendin tuaj është që i gjithë Ballkani Perëndimor të shkojë drejt NATO-s dhe BE-së. Serbia e kundërshton NATO-n, në kuptimin se e mbështet Rusinë, nuk zbaton sanksione ndaj saj, promovon rrëfimin ruse. Ballkan i Hapur është krijuar ashtu që Serbisë i jep liri ekonomike dhe kjo do të thotë ndikim më i madh politik në rajon dhe kjo çon në jo stabilitet”, tha Joseph në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Sigurinë tuaj, tha ai, duhet ta kërkoni nën ombrellën e NATO-s dhe BE-së dhe të mbani marrëdhënie të mira me të gjitha vendet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button