Shumë e rëndësishme t’i njihni me kohë: Këto janë simptomat më të zakonshme të sulmit në zemër

Disa sulme në zemër janë të papritura dhe intensive, por shumica fillojnë ngadalë, me dhimbje të lehta ose parehati. Kushtojini vëmendje dhe kërkoni ndihmë nëse përjetoni këto simptoma, shkruan Panacea.

Ndjesi e sikletshme në gjoks
Shumë sulme në zemër përfshijnë gjithashtu shqetësime në gjoks që zgjasin më shumë se disa minuta ose mund të largohenmë pas të kthehen. Kjo përfshin ndjenjë presioni të pakëndshëm, shtrëngim ose dhimbje.

Siklet në pjesën e sipërme të trupit
Simptomat mund të përfshijnë dhimbje ose siklet në njërin ose të dy krahët, shpinën, qafën, nofullën ose barkun.

Frymëmarrje e shkurtër
Frymëmarrja mund të shoqërohet me parehati në gjoks, por nuk është e nevojshme.

Shenja të tjera
Shenja të tjera përfshijnë djersën e ftohtë, të përziera ose marramendje.

Simptomat ndryshojnë tek femrat dhe meshkujt
Ashtu si me meshkujt, simptoma më e zakonshme e një ataku kardiak tek femrat është dhimbja në gjoks (angina) ose siklet. Por gratë kanë pak më shumë gjasa se burrat të përjetojnë disa nga simptomat e tjera të zakonshme, veçanërisht gulçim, nauze / të vjella dhe dhimbje të shpinës ose nofullës.

Mësoni të dalloni shenjat e atakut kardiak dhe mos harroni se edhe nëse nuk jeni të sigurt që bëhet fjalë për atak, është më mirë të konsultoheni me mjekun, sepse në këtë rast minutat janë shumë të rëndësishme dhe mund t’ju shpëtojnë jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button