Osmani dhe Escobar nga Asambleja e OKB-së: Konfirmojmë edhe njëherë aleancën e fuqishme mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, realizoi takim me Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës sekretarin e shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, deklaruan nga MPJ, transmeton Portalb.mk. 

Në këtë takim të realizuar, të dy palët shprehën kënaqësi për rrjedhën e procesit të dialogut strategjik mes këtyre dy vendeve, proces ky që, sipas MPJ-së, ka filluar të japë edhe rezultatet e para, në formë të granteve në fushën e sundimit të ligjit, kulturës dhe mbrojtjes.

Gjatë këtij takimi Escobar dhe Osmani thanë se kjo mënyrë e bashkëpunimit mes nesh, konfirmon edhe njëherë aleancën e gjatë dhe të fortë mes këtyre dy vendeve.

“Ne jemi të përkushtuar që të përcaktojmë aktivitetet e ardhshme që dalin nga Dialogu Strategjik dhe synojnë forcimin e proceseve reformuese dhe garantimin e progresit dhe prosperitetit demokratik të vendit. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndër vite, me theks të veçantë në procesin tonë të integrimit evropian si veçanërisht i rëndësishëm për stabilitetin e përgjithshëm rajonal.”, tha Osmani.

Në të njëjtën kohë, nga MPJ thonë se në takim u përshëndet aleanca mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, ndërsa u theksua mbështetja për Ukrainën dhe përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e parimeve dhe vlerave moderne demokratike, si dhe u dënua ashpër invazioni ushtarak rus.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut është një nga vendet e para të Ballkanit Perëndimor, që nis dialog strategjik me SHBA-të, me anë të të cilit synohet të forcohet edhe më shumë partneriteti mes dy vendeve dhe ofrimi i kornizave konkrete për ndihmë dhe bashkëpunim dypalësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button