Softuerin që Rashkovski e ka blerë për Policinë nuk ka funksionuar, konstatoi eksperti

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot ka vazhduar seanca për rastin “Softverë”, në të cilin i akuzuari i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, raporton MIA.

Eksperti i Prokurorisë Publike, Mane Piperevski, thekson se nuk ka funksionuar softueri që Rashkovski si Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë e ka furnizuar nga kompania “Invoka Grup”. Sipas Piperevskit, në dokumentacionin e dorëzuar nga Qeveria për softuerin, fjalëkalimi nuk ishte i saktë, kështu që eksperti është dashur të zbulojë nga të pandehurit përmes avokatëve se cili është fjalëkalimi i saktë që të mund të hapet sistemi.

Pas instalimit, thotë ai, u paraqit  një gabim që pengoi vënien në punë të softuerit dhe vazhdoi me një kontroll të detajuar të funksionalitetit të tij.

Eksperti nuk ka mundur të kontrollojë nëse softueri mat me të vërtetë shpejtësinë, konstaton shkelje nga drejtuesit e mjeteve, por gjithashtu zbulon nëse një automjet është i regjistruar apo i vjedhur, kalon në semafor të kuq, bën një kthesë të gabuar apo ka bllokim trafiku…, për shkak të së cilës softueri nuk ka mundur të kyçet.

Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Pastrim i parave dhe punëve të tjera nga vepra penale”. Në të njëjtën çështje  janë akuzuar edhe I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. për “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button