Rusia ndalohet të marrë pjesë në Euro 2024

Rusia është ndaluar që të marrë pjesë në Euro 2024 nga UEFA, ndërsa izolimi i futbollit vendas nga kompeticionet ndërkombëtare vazhdon për shkak të luftës në Ukrainë, raporton Klan. Si qeveria europiane e futbollit, ashtu edhe FIFA kanë pezulluar Rusinë nga eventet ndërkombëtare, pasi ushtria e Vladimir Putinit sulmoi Ukrainën në shkurt.

Kombëtarja ruse nuk do të përfshihet në shorteun e UEFA-s për fazën kualifikuese të kompeticionit që do të zhvillohet në Frankfurt më 9 tetor.

Vendi organizator Gjermania, do të kualifikohet direkt për turneun. Ndërsa Bjellorusia, aleate e Rusisë do të marrë pjesë në shorte.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hodhi poshtë apelin e federatës ruse kundër ndalimit të pjesëmarrjes në ngjarje ndërkombëtare në muajin korrik. 53 kombëtaret e mbetura do të ndahen në shtatë grupe me nga pesë ekipe dhe tre grupe me nga gjashtë ekipe.

10 fitueset e grupeve dhe 10 vendet e dyta do të kualifikohen në finale, ndërsa tri vendet e ngelura do të përcaktohen nëpërmjet play-ofeve në mars të 2024.

53 përfaqësueset pjesëmarrëse në short do të listohen sipas renditjes së Ligës së Kombeve dhe do të ndahen në 7 vazo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button