Është arrestuar një 42-vjeçar nga Likova: Ka pasur sjellje agresive ndaj një të punësuarit  në UT

SPB Tetovë informon se sot në orën 11:30 pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria personin B.S. (42) na Vakcinca e Likovës, për arsye se paraprakisht në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive ndaj të punësuarit M.T. (36) nga Tetova, transmeton Portalb.mk.

“Ai është ndaluar në Stacionin policorë në Tetovë, ku pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike”, informojnë nga SPB Tetovë.

Paraprakisht, Alsat njoftoi se ka ndodhur një rrahje ne Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë. Sipas informatave të para jozyrtare, shkruan mediumi, është sulmuar një profesor nga dy studentë të Kumanovës, arsyet e sulmit ende nuk dihen. Ndërkohë që në vendngjarje ka intervenuar dhe policia e cila ka arrestuar dhunuesit dhe po punon në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button