fbpx

Shteti në krizë, Qeveria furnizon peshk, oktapod dhe fruta deti për 20 mijë e 500 euro

Peshk të freskët dhe të ngrirë, oktapod dhe fruta deti për 20 mijë e 500 euro për Qeverinë edhe pse thellohet kriza ekonomike. Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i Qeverisë ka nënshkruar tre marrëveshje me një kompani nga Shkupi nga e cila do të furnizohet, shkruan Alsat.

Marrëveshja e parë është në vlerë prej 787 500 denarë ose më shumë se 12 800 euro. Për këtë shumë, kompania kontraktuese obligohet që ta furnizojë Qeverinë vetëm për peshk të freskët. Marrëveshja e dytë mban vlerën prej 262 500 denarë ose 4 268 euro. Për këtë shumë Qeveria do të furnizohet me peshk të ngrirë si dhe oktapod.

Ndërsa marrëveshja e tretë mes Qeverisë dhe kompanisë furnizuese është bërë për fruta deti dhe atë në vlerë prej 210 000 denarë ose 3 415 euro. Vlera e përgjithshme e të tre kontratave është 1.260.000 denarë ose rreth 20 487 euro.

Nga Qeveria thonë se bëhet fjalë për furnizim të rregullt vjetor dhe shtojnë se ka gjasa të mos kryhet i gjithë furnizimi i parashikuar në marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button