Apple rrit çmimet e aplikacioneve në App Store

Apple njoftoi se aplikacionet dhe blerjet brenda aplikacioneve do të kenë rritje çmimesh në disa vende të botës duke filluar nga data 5 Tetor, shkruan PC World.

Të gjitha vendet që përdorin monedhën Euro së bashku me Kilin, Egjiptin, Japoninë, Malajzinë, Pakistanin, Poloninë, Korenë e Jugut, Suedinë dhe Vietnamin do të shohin rritje të çmimeve.

Rritja do të variojë dhe Apple ka publikuar një listë ndryshimesh. Aplikacionet të cilat aktualisht kushtojnë 99 centë, do tu kushtojnë përdoruesve në Evropë 1.19 euro ndërsa ato që kushtojnë 4.99 euro, do të bëhen 5.99 euro.

Rritja bëhet më e lartë për çmime më të larta si përshembull blerjet 14.99 euro do të bëhen 17.99 euro.

Apple nuk shpjegoi arsyet pas rritjes së çmimeve. Për vendet Evropiane me shumë gjasa ka të bëjë me zhvlerësimin e euros kundrejt dollarit që për herë të parë në dy dekada monedha Amerikane e kaloi.

Edhe për iPhone 14 konsumatorët Evropianë pritet të paguajnë shumë më tepër. iPhone 14 Pro për shembull në SHBA kushton 999 dollarë që po të konvertohet në euro i bie të jetë 997 euro. Por në Evropë dhe vende si Gjermania, Spanja dhe Italia do të kushtojë 1299 euro, 1319 euro dhe 1339 euro respektivisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button