Janë rritur shitjet e biletave të fluturimit nga Rusia pasi Putini shpalli mobilizimin ushtarak

Fluturime për një drejtim nga Rusia u shitën me shpejtësi sot pasi Vladimir Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm ushtarak për luftën në Ukrainë, ku do të përfshihen deri në 300.000 rezervistë. Njoftimi i Putinit këtë mëngjes ngriti frikën se disa burra të aftë për luftë nuk do të lejoheshin të largoheshin nga vendi, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu sqaroi se do të mobilizohen vetëm ata me përvojë luftarake, ndërsa studentët dhe rekrutët e ushtrisë nuk do të thirren.

Pavarësisht kësaj, të dhënat nga Google Trends tregojnë një rritje të ndjeshme në hapjen e “Aviasales”, faqes më të njohur ruse për blerjen e biletave ajrore. Kështu, fluturimet direkte nga Moska për në Stamboll, Jerevan dhe Baku, për të cilat rusët nuk kanë nevojë për vizë, u shitën për dy ditët në vijim dhe ato pak bileta të mbetura për të premten kushtuan rreth 1000 dollarë.

Nuk janë të disponueshme edhe disa rrugë indirekte, si Moska-Tbilisi, ndërsa fluturimet më të lira për në Dubai kushtojnë mbi 300.000 rubla (5.000 dollarë), pesë herë më shumë se paga mesatare mujore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button