A ka Serbia kapacitet për mbrojtjen e vendit? S’ka asnjë avion luftarak

Me rastin e vërshimeve apokaliptike që përfshinë Serbinë, në opinion u paraqiten dyshime nëse Ushtria e Serbia ka kapacitete ta kryej misionin e saj për të ofruar ndihmë për popullatën që përballej me ekzistencë.

Mediat serbe i kanë vu në dyshim kapacitetet operacionale dhe teknike për mbrojtje të Forcave të Armatosura të Serbisë. “A munden Forcat e Armatosura të Serbisë ta kryejnë detyrën primare – mbrojtjen e vendit”? Kjo është pyetja që këto ditë e ka pushtuar opinionin e gjerë serb.

Burime të agjencisë serbe të lajmeve, “Beta”, të afërta me Komandën e Flotës Ajrore serbe dhe Mbrojtjes Kundërajrore kanë konfirmuar shkrimet e të përditshmes “Politika” që Ushtria e Serbisë që nga 24 maj nuk disponon me asnjë aeroplan luftarak në gjendje të rregullt, pasi që nga Rusia ende nuk kanë arritur akumulatorët e porositur për aeroplanët MIG – 21 dhe MIG – 29.

“Edhe pse bëhet fjalë për porosi të mjeteve që kushtojnë dhjetëra mijëra euro vetëm për një komplet, deri te mungesa e blerjes ka ardhur jo vetëm për shkak të mjeteve të pamjaftueshme financiare, por edhe për shkak të sistemit korruptiv dhe burokratik që zgjat porositë që bëhet me tender publik”, shkruan “Beta”.

“Megjithatë, burimet konfirmojnë se gjendja në aviacionin luftarak është aq e rëndë që tejkalon çështjen e akumulatorëve, por është rrezik të shkaktojë eliminimin e degëve të tëra të ushtrisë për shkak të mungesës së aeroplanëve, karburanteve, pjesëve rezervë, por edhe kuadrit të arsimuar”, thuhet tutje në këtë tekst.

Edhe pse në letra të ushtrisë serbe ekzistojnë dy brigada të aviacionit luftarak në Batajnicë, Kraljevë dhe Nishë dhe dhjetëra tipa të aeroplanëve dhe helikopterëve në shfrytëzim, përveç helikopterëve të tipit Gazela, të gjitha fluturaket tjera ose nuk fluturojnë fare, ose këtë e bëjnë shkurtazi, sepse mungon siguria në rend të parë./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button