RMV, detajet e motit gjatë ditëve në vijim

Moti nesër do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me vranësira të pjesshme me periudha me diell. Nga fundi i ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, transmeton Portalb.mk.

Siç informon DPHM në Shkup paradite do të jetë mesatarisht me vranësira, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë pesë, ndërsa ajo maksimale 18 gradë.

Në ditët në vijim mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa deri të premten temperatura ditore do të jetë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Të premten do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Nga e shtuna temperatura ditore do të ketë rritje të ndjeshme.

Temperaturat minimale në tre ditët e ardhshme do të lëvizin nga zero deri në 11 gradë, ndërsa maksimale nga 13 deri në 25 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button