Ngjarja gjithëpërfshirëse “Luajmë së bashku ndryshe, por njësoj” të dielën në Parkun e qytetit

Të dielën, më 25 shtator do të mbahet ngjarje gjithëpërfshirës “Luajmë së bashku ndryshe, por njësoj”, transmeton Portalb.mk.

Siç bëjnë të ditur organizatorët, ngjarja është e treta e këtij lloji dhe këtë herë është konceptuar në formën e një shtëpie të madhe lojërash me shumë aktivitete të ndryshme, argëtim, me punëtori muzikore dhe arti.

“Ajo që duam të dëshmojmë dhe të tregojmë, si gjithmonë në mbledhjet tona, është se fëmijët me zhvillim atipik duan gjithashtu të luajnë, të qeshin, të këndojnë, të bëjnë miq. Duan të jenë të ftuar edhe në ditëlindje, por edhe fëmijët e tjerë duan të vijnë në të tyret. Por më e rëndësishmja, duan të jenë së bashku me fëmijët e tjerë. Duan të rriten së bashku”, thuhet në njoftim.

Ngjarja do të fillojë në orën 11:00 dhe do të mbahet në Shkolka në Parkun e Qytetit.

Organizatorë janë shoqatat “Luajmë bashkë” – Autizëm AAMK dhe Kolektiv Veternica.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button