Putin shpalli “mobilizim të pjesshëm” të Rusisë dhe u zotua të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion

Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim kombëtar në të cilin ka njoftuar mobilizimin e pjesshëm të forcave në Rusi. Ai tha se ushtria po përballej me operacionet ushtarake të perëndimit kolektiv në një vijë fronti prej mbi 1000 km në Ukrainë. Ata që ishin në rezervat ushtarake do të thirreshin, transmeton The Guardian.

Putin tha gjithashtu se Rusia do të japë mbështetjen e saj të plotë për referendumet e shpallura për këtë fundjavë në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia për t’u bashkuar me Federatën Ruse. Ai akuzoi Perëndimin për fillimin e një lufte kundër Rusisë në Ukrainë në vitin 2014.

“Në politikën e tij agresive anti-ruse, perëndimi i ka kaluar të gjitha linjat”, tha presidenti rus. Ai akuzoi perëndimin se planifikon të shkatërrojë Rusinë dhe të përdorë shantazh bërthamor.

Putin tha se do të përdorë “të gjitha mjetet në dispozicion për ne” dhe se ata që po përpiqen të përdorin shantazh bërthamor kundër Rusisë do të gjejnë se tryezat mund të kthehen kundër tyre. Ai tha në mënyrë eksplicite “Unë nuk po bëj bllof”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button